23 shkurt 2015 – Një punëtor shqiptar, 28 vjeçar lindur në Durrës dhe emigrant me dokumente të rregullta në qytetin e Alatrit të Provincës së Frozinones ishte apasionuar pas llotarisë "Gërvisht e Fito".
Më në fund, fati i buzëqeshi edhe shqiptarit. Bileta e tij 5 euroshe fitoi çmimin 2 milionë euro. Çmimi i përket kategorisë: Turist për gjithë jetën.
Ky lloj çmimi funksionon kështu: Me fitimin e çmimit merr 200 000 euro në dorë. Më pas për 20 vjet rresht, çdo muaj merr një pagesë prej 6 000 eurosh, dhe pas 20 vjetësh merr pagesën e fundit prej 100 000 eurosh. Pronarët e Bar Caffetteria Monica, ku ishte shitur bileta me fat janë shumë të kënaqur, sepse fati i buzëqeshi një klientit të tyre, shqiptarit 28 vjeçar, por edhe për reklamën gratis, që iu bë lokalit të tyre.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





