Një shtetas shqiptar tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur në shinat e trenit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar, më 13 gusht, në Sestri Ponente në Xhenova të Italisë.
Agjentët e shpëtimit kanë ndërhyrë menjëherë duke transportuar me urgjencë 58 vjeçarin shqiptar.
Ai është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin e “San Martinos”, ku ndodhet në kujdes intensiv, por në gjendje të rëndë. Rasti ka shkaktuar vonesa në qarkullimin e trenave në zonë.





