Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi është përplasur me automjetin e tij me një pemë.

Aksidenti që i mori jetën 30-vjeçarit Dorian Alikollari, ka ndodhur mbrëmjen e Pashkës, rreth orës 23:00 të së dielës, në rrugën Udine dhe Pradamano.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari po lëvizte me makinën e tij tip Golf Volkswagen duke u larguar nga Udine për të shkuar në shtëpinë e tij në Pradamano.

30-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një pemë mani. Përplasja me pemën ka qenë fatale për shqiptarin i cili ka humbur jetën në vendngjarje pa patur mundësi të transportohet në spital.

Mediat fqinje shkruajnë se ai ishte me dokumente të rregullta dhe jetonte së bashku me familjen e tij.

Për nxjerrjen e trupit të viktimës është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.