DURRËS, 29 janar 2014 –Karabinierët e Korbetas, një qytezë në provincën e Milanos, arrestuan Osman Qokun, 33 vjeç, ndërsa bashkë me dy shqiptarë të tjerë po vidhte një apartament në rrugën “Silvio Peliko”, njofton “caserta24ore.it”. Dy bashkëpunëtorët e Osmanit ia mbathën duke shfrytëzuar errësirën e natës si edhe faktin që karabinierët u përleshën me Osmanin dhe patën vështirësi për t’i ndjekur menjëherë. Karabinierët sekuestruan edhe makinën e tre hajdutëve shqiptarë. Në të gjetën tri orë dore të markave të shtrenjta, fryt i veprimtarisë së grupit të hajdutëve. Karabinierët po punojnë për gjetjen e pronarëve të orëve si edhe të makinës, e cila po ashtu rezulton e vjedhur. Më pas Osman Qoku u dërgua në burgun vendor të Busto Articios, ndërsa vazhdon kërkimi për dy bashkëpunëtorët e tij.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





