Itali, 21 shtator 2014 – Një shqiptar 47 vjecar ( shiko foton e bërë nga policia italiane), në grindje e sipër theri me thikë bashkëjetuesen e vet, rumunen 46 vjecare Teofilia Cramaro. Vrasja ndodhi në Torino në grindje e sipër, sepse rumunia nuk donte të bashkëjetonte më me shqiptarin. Djali, 21 vjecar i rumunes nga një martesë e më parshme pretendon se vrasësi i së ëmës rrezikoi edhe jetën e tij. Rumunia mbeti e plagosur natën e së premtes 19 shtator 2014. Ajo ndërroi  jetë nga plagët e marra në Spitalin Maria Vitoria të Torinos, të shtunën në 20 shtator, 2014. Shqiptari pas plagosjes për vdekje të rumunes Teofilia Cramaro, u vetëdorëzua në karabinieri.

/Gh.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/