·       Policia u sekuestroi Eni Koliqit, Albert Satës, Amarildo Lokut dhe Muharrem Tafës 35 kg ar dhe argjend si edhe 4 000 euro, 2 000 dollarë, 8 celularë dhe një “Alfa Romeo 147”

DURRËS, 6 shkurt 2014 –Gjykata e Trevizos (Itali) dënoi me nga dy vjet burg secilin nga katër anëtarët e një bande shqiptarësh të kapur me 35 kg arturina të vjedhura. Eni Koliqi 23 vjeç, Albert Sata 29 vjeç, Amarildo Loku, 24 vjeç; të tre me precedentë penalë dhe pa adresë fikse në Itali, si edhe Muharrem Tafa 24 vjeç (pa precedentë penalë, jo-klandestin) u dënuan me nga dy vjet burg. Shtetasja italiane Liza Kreshentini, 27 vjeçe, e dashura e njërit prej shqiptarëve, u la e lirë për mungesë provash. Policia italiane u sekuestroi hajdutëve shqiptarë 35 kg flori dhe argjend si edhe 4 000 euro, 2 000 dollarë, 8 celularë dhe një “Alfa Romeo 147”. Brenda pak orësh banda kishte grabitur tri argjendari në tri qyteza të ndryshme të krahinës së Venecias, përkatësisht në Favaro Veneto, në Mogljano dhe në Preganciol. Pas këtij aksioni të suksesshëm, policia u ktheu pronarëve të ligjshëm argjendaritë e vjedhura.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/