DURRËS, 6 shkurt 2014 –  Tre të rinj italianë, pa precedentë penalë nga “familje të mira”, grabitën me dhunë një prostitutë shqiptare në “Bulevardin Umberto”, afër qendrës së Napolit. Tre të rinjtë italianë, të hipur në motorë tip skuter, e godasin duke e rrëzuar për tokë Anilën, një prostitutë shqiptare 22 vjeçe. Më pas vazhdojnë goditjet me shkelma derisa ajo u dorëzoi 100 euro të fituara nga klienti i parë i asaj nate pune. Tre “garipat” italianë Rafaele Nocerino (në foto, duke u puthur me të dashurën e vet italiane), 20 vjeç; Pietro Rainone, 20 vjeç dhe Xhirolamo Kuinco 21vjeç, shfrytëzuan rastin që Anila “punonte” pa mbrojtjen e tutorit dhe menduan se ishte pre e lehtë për t’u grabitur. Pas dy ditësh vajza shqiptare mori kurajën dhe i denoncoi grabitësit, ndonëse rrezikonte dëbimin nga Italia për ushtrim prostitucioni. Pasi vajza i identifikoi nga fotografitë grabitësit, karabinierët bënë arrestimin e tre të rinjve.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/