Italia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 4 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.441 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 953 raste të reja pozitive (dje ishin 1071), për një total prej 260.298 të prekurish nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë në Itali raportoi gjithashtu se në spitale ndodhen të shtruar në kujdesin intensiv 65 pacientë, 4 më pak se dje.

Në vend sot pati edhe 192 pacientë të shëruar për një total prej 205.662 që nga fillimi i pandemisë.