Në Itali është gjetur trupi i dekompozuar i një gruaje duke lundruar në një valixhe.
Valixhja është konstatuar nga dy punëtorë të një anijeje në Rimini, të cilët pasi e hapën atë, u përballën me imazhe të tmerrshme, informon “The Mirror”.
Menjëherë thirrën policinë, dhe pas hetimeve rezultoi që kufoma ishte një shtetase aziatike rreth moshës 35 vjeçe. Xing Lei Li, e njohur si Angie, mësohet se kishte dalë në det së bashku me bashkëshortin.
Nëna e dy fëmijëve mendohet të jetë vrarë nga burri i saj Belling, pasi kjo është pista e vetme e hetuesve. Ai është akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, por ka mohuar se është përgjegjës. Çifti kishte probleme të shumta kohët e fundit.
Por ka ende dyshime përsa i përket gjatësisë, pasi Li ishte vetëm rreth 152 cm e gjatë, ndërsa kufoma është 170 cm. Kufoma ishte e mbështjellë me qese të zeza dhe gjysmë e zhveshur.