Acqui Terme, 10 maj 2013- I mbërthyer në telat e tensionit të lartë me shkarkimin e më shumë se 380 volt, 45 vjeçari durrsak nuk kishte asnjë shans shpëtimi.

Nourul Ruçi, 45 vjeç, i lindur në Durrës, jetonte me familjen prej disa vitesh që Acqui Terme, në rrugën Krispi, në Itali.

Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda, në mëngjes në Tassarolo.

Nourul Ruci, një punëtor i firmës “Cuneo” e cila menaxhon kontratat për furnizim me energji elektrike, ishte duke punuar në afërsi të telave të tensionit të lartë. 

Një punë e kryer me qindra herë, e cila përfshiu, natyrisht, aksidentin e tanishëm.  

Ngjarja tragjike, ndodhi mëngjesin e së enjtes, më 9 maj, dhe salla e operartorit nuk mundi të bënte asgjë.

Hetimet për incidentin vazhdojnë. 

Studimet do të duhet të konstatojnë se pse linja nuk u ndërpre.

 Kjo ka përjashtuar edhe autopsinë në trupin e punëtorit durrsak. 

Nourul Ruçi, ka lënë gruan e tij Dhurata 40 vjeçe dhe dy fëmijë të moshës 11 dhe 3 vjeç.