Po punonte brenda një kafazi mekanik në në vresht në zonën e Kiantit. Megjithë ndërhyrjen e menjëhershme ai nuk shpëtoi dot

SIENA, 1 nëntor 2013 – Një moment hutimi i kushtoi jetën. E tmerrshme tragjedia që ndodhi dje në mëngjes në një firmë për prodhimin e verës së famshme, në zonën e vreshtave në Kazina (Casina) dei Ponti në komunën e Kastelinës (Castellina) në Kianti (Chianti) të Toskanës. Fiqiri Huqi, 46 vjeç, shqiptar i lindur në Durrës, por me banim në Bocone (Bozzone) Ponte, vdiq për shkak të një shkarkimi elektrik 15 000 volt, njoftuan mediet italiane. Me gjithë përpjekjet për shpëtim, arresti kardiak ishte i menjëhershëm dhe punëtor vdiq pothuajse menjëherë pas aksidentit. Po punonte brenda një kafazi mekanik, pozicionuar në parkun e shoqërisë qysh herët në mëngjes. Po krasiste disa pisha dhe për këtë ishte i nevojshëm përdorimi i platforme për të arritur lartësinë e duhur për punë. I pajisur me një motosharrë, ndërsa po mbaronte punë, 46-vjeçarit i ndodhi diçka e tmerrshme dhe krejtësisht e papritur. Po vazhdojnë hetimet për shkaqet e aksidentit. Në vend u gjetën tela të tensionit të lartë. Për këtë arsye ka mundësi që i ndjeri t’i ketë prekur pa dashje me motosharrën apo edhe me kafazin mekanik. Mungesa e vëmendjes rezultoi fatale. Një shkarkim 15 000 volt e ka lënë të vdekur. As ndërhyrja e sanitarëve as ajo e zjarrfikësve nga Siena (në foto) nuk e ringjallën dot.  

/për. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/