30 maj 2015 – Vjedhja e metaleve me ngjyra, vecanërisht bakrit është bërë problem jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. Karabinierët e Pordenones arrestuan 2 rumunë dhe 2 shqiptarë të akuzuar se në vitet 2013-2014 kishin vjedhur mbi 2 ton bakër në disa firma italiane.

Të arrestuarit janë: Ermir Shtjefni, 33 vjec me precedentë penalë për plagosje me thikë (21 maj 2011 Piazza Risorgimento) dhe Elbarin Shtjefni, 31 vjec. Karabinierët krahas arrestimeve sekuestruan edhe furgonët me te cilët hajdutët transportonin bakrin e vjedhur.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve "Dyrrah"