Një artist italian i cili ka si element bazë dheun për punën e tij, Dario Gambarin ka realizuar një vepër arti të posaçme dhe tepër specifike dedikuar presidentit amerikan, Barack Obama, në një terren fushor që është pronë e familjes së tij, në afërsi të qytetit verior italian, Verona. 

Gambarin, i cili ka realizuar një portret kolosal të presidentit amerikan në vitin 2009, e ka pasur edhe një herë kandidatin demokrat si subjekt për frymëzimin e tij artistik. 

Artisti u shpreh se të gjitha punimet e tij i realizonte përmes përdorimit të një mjeti bujqësor traktor dhe se këto vepra arti mund të shikoheshin vetëm duke fluturuar në qiell mbi to dhe se nuk bënte përgatitje apo matje fillestare për asnjërën prej tyre.