Pietro Mannisi, 62 vjeç, donte t’i shiste një marokeni një sasi kokaine me vlerë 40 mijë euro, në rrethinat e Milanos. Sipas mediave italiane, marokeni kishte frikë nga shqiptari Kurtulaj dhe e kishte paralajmëruar 62-vjeçarin, i cili pak kohë më pas u gjet i vrarë me dy plumba në kokë brenda në makinën e tij.

Alfred Kurtulaj u dënua me 20 vjet për vrasjen dhe 14 vjet për trafik të kokainës. Kurtulaj konsiderohej si bosi i një bande droge në zonën e Sesto San Giovanni e Rozzano, por edhe në provincën e Vareses dhe Pavias.

Guardia fi Finanzia e Vareses e zbuloi bandën, duke ndjekur një ngarkesë droge nga Shqipëria në Saronno. Më 13 dhjetor 2013, u sekuestrua  31 kilogramë marijuanë, e cila u zbulua në një automjet tip BMW, në Arluno. Pas një viti u krye operacioni i dytë, në bashkëpunim e Prokurorinë e Milanos, me ekzekutimin e shtate urdhër arresteve dhe sekuestrimin e 46 kilogramëve kakainë, 189 kg marijuanë e 5 kg heroinë si dhe 9 autovetura.

Së bashku me Kurtulaj, u dënua me 8 vjet e gjysmë edhe një tjetër anëtar i bandës, Franco di Maio, 35 vjeç nga Sesto San Giovanni.