DURRËS, 24 janar 2014 – Të enjten, 23 janar 2014, në mëngjes, karabinierët e qytezës së Skafës, pranë Peskarës (Itali), gjetën kufomën e 21-vjeçarit shqiptar Bledar Preci të shtypur nga porta automatike e një kantieri ndërtimi në rrugën “Aldo Moro”. Viktima kishte veshur doreza kirurgjie, që përdoren për të kryer krime pa lënë gjurmë gishtash. I ndjeri kishte mbërritur në Itali rreth dy vjet më parë. Ai nuk rezultonte të kishte një adresë fikse, po ashtu nuk kishte asnjë precedent penal, bëjnë të ditur meidet italiane. Karabinieria italiane ka lajmëruar ambasadën shqiptare në Romë për ngjarjen. Trupi i Bledar Precit momentalisht ndodhet në morg.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





