Është zgjedhur këtë të mërkurë në Itali shefi i ri i Prokurorisë Kombëtare të Antimafias, Federico Cafiero de Raho.
Aktualisht De Raho mban postin e kryeprokurorit të Drejtorisë Rajonale të Antimafias në Kalabri. Emërimi i tij ka qenë unanim nga Këshilli Suprem i Magjistraturës.
Një ditë më parë, rivali i tij në këtë garë, prokurori i përgjithshëm i Palermos Roberto Scarpinato tërhoqi kandidaturën.





