Së shpejti Italia do të ndalojë me ligj pirjen e duhanit edhe në ambientet jashtë duke i thënë kështu lamtumirë totalisht duhanpirjes!

Dispozita tashmë e hartuar dhe e zhvilluar nga teknikët e Shëndetësisë, parashikon që nuk mund të ndizen cigare normale apo elektronike në tavolinat e jashtme të bareve dhe restoranteve, si dhe në stacionet e hapura të metrosë, autobusëve, trenave dhe trageteve.

Muajin e kaluar ministri i Shëndetësisë, Orazio Schillaci, deklaroi se ndalimi i pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura u shtri edhe për produktet Iqos dhe të ngjashme me duhanin e mbinxehur.

Në fakt, cigaret elektronike aktualisht nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi, me përjashtim të shkollave dhe hapësirave të hapura pranë spitaleve si dhe brenda tyre.