Diplomacia italiane është duke punuar intensivisht për të zgjidhur çështjen e anijes me 150 emigrantë afrikanë e bllokuar prej ditësh në portin e Katanias. Pas kërcënimeve të zv.kryeministrave italianë Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini se do të bllokonin pagesat për BE-në, kanë ardhur edhe rezultatet e para.
“Jemi duke punuar me disa vende që e njohin realitetin, të afërta me ne”, tha ministri i Brendshëm në një intervistë për Rainews24.
“Ministri i Jashtëm, Enzo Moavero Milanesi falënderon Shqipërinë për vendimin për të pritur 20 emigrantë nga anija “Diciotti”. Një sinjal i një solidariteti të madh dhe një miqësie të vlerësuar mjaft nga Italia”, thuhet në një Tweet të Farnesina-s.





