Lajme të mira vijnë nga Italia për vaksinën kundër COVID-19. Sot ka nisur testimi i vaksinës italiane kundër koronavirusit në institutin Spallanzani në Romë, ku programi do të përfshijë 90 vullnetarë të zgjedhur nga studiuesit.

“Do të jetë një vaksinë publike dhe në përfundim të fazës së eksperimentimit, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që kanë nevojë. Ne besojmë fuqimisht në vaksinën për të mirën e përbashkët. Rajoni do të ndjekë procesin e eksperimentimit hap pas hapi për të arritur shpërndarjen sa më shpejt të jetë e mundur. Vullnetari i parë, i zgjedhur nga mijëra që u ofruan vullnetarisht mori dozën përmes injeksionit intramuskular. Në muajt në vazhdim ai dhe të gjithë të tjerët që do të testohen do t’i nënshtrohen një seri kontrollesh periodike që do të përdoren nga studiuesit për të verifikuar sigurinë dhe tolerancën si dhe çdo efekt anësor”– tha  presidenti i rajonit të Lazios, Nicola Zingaretti.

Faza e parë e testimit do të zgjasë 24 javë. 45 nga vullnetarët janë të moshës 18 deri 55 vjeç, por ka edhe vullnetarë mbi 65 vjeç.