Italia ka fituar edicionin e 65-të të “Eurosong 2021” duke u përfaqësuar nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e Buoni” një këngë rock. Italia u shpall fituese vetëm pas votave të publikut duke shkuar në total në 524 pikë.
Në vendin e dytë me 499 pikë u rendit Franca, ndërsa vendi i tretë me 432 pikë shkoi për Zvicrën, e cila përfaqësohej nga një këngëtar me origjinë shqiptare.
Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila përfaqësoi Shqipërinë me këngën ‘Karma’, u rendit në vendin e 21-të, me 57 pikë në total. Ndër shtetet që votuan vendin tonë, ishin Malta duke i dhënë 12 pikët e saj maksimale, Danimarka e cila votoi me 7 pikë, ndërsa San Marino vlerësoi me 2 pikë këngën shqiptare, 35 pikë ishin votat e publikut për Anxhela Peristerin.