Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka shprehur urimet kryetares së Partisë “Vëllezërit e Italisë” Giorgia Meloni  teksa projeksionet e tregojnë se koalicioni i të djathtës ekstreme vjen në pushtet në Itali.

Meta në një postim në facebook shprehet se Duke i uruar shumë suksese qeverisjes së re të Italisë mike dhe partnere të rëndësishme strategjike, jemi të vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vende dhe popujve tanë”.

Postimi i Metes:Italia foli qartë!Urimet më të mira Georgia Melonit për fitoren bindëse së bashku në koalicionin e qendrës së djathtës me Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi.Duke i uruar shumë suksese qeverisjes së re të Italisë mike dhe partnere të rëndësishme strategjike, jemi të vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vende dhe popujve tanë. 🇦🇱🤝🇮🇹