Të rikthehen në Itali call center-at dhe të krijohen 20,000 vende pune. Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë Carlo Calenda është gati që të thërrasë përfaqësuesit e kompanive kryesore italiane të telekomunikacionit, energjisë, bankat.

Kompanitë e sigurimit, tv me pagesë për të firmosur një marrëveshje bashkëpunimi ku do të kërkohet që të angazhohen 100% për ta rikthyer në Itali shërbimin call center. Bëhet fjalë për ato kompani që shfrytëzojnë këtë shërbim për të realizuar kontrata jashtë. E mbi të gjitha që të garantojmë që rreth 80% e volumit të thirrjeve call center (outsourcing) të realizohem brenda Italisë. Pra, riatdhesimi. Një operacion reshoring të mbiquajtur Mise. Një lëvizje ‘alla Trump” për të thënë : Italy first, Itali mbi gjithçka.

Kështu nis artikulli i Republica.it. sipas së cilës ka nga ata që e kanë mirpritur dhe nga ata që e kanë konsideruar lëvizje elektorale.

E kanë mirëpritur këtë nismë Cisl e Uil. “ Nxjerr në pah vullnetin e mirë të qeverisë për të reaguar për një sektor që është një krizë, si dhe synon të disiplinojë ata që nuk duhet të shmangen për të sistemuar bilancet”, thotë Vito Vitale, sekretar i përgjithshëm i Fistel Cisl. “ Një fak interesant. Por, natyrisht duhet kuptuar se kush do t’i përgjigjet kësakj nisme”.

Edhe Salvo Ugliarolo, sekretar i përgjitshëm i Uilcom e ka vlerësuar planin e ministrit Calenda në mënyrë pzitive. “I kushton vëmendje një botë të braktisur përgjatë 5-6 viteve të fundit. I kërkojmë ministrit që të të përfshijë në të edhe aktorët socialë”

Por, kundër nisëm duket se është Konfederata e Punës (Cgil), si dhe Marco Del Cimmuto, ssekretar kombëtar i Sindikatës së Telekomunikacionit (Slc Cgil): “ Nuk e kemi parë ende tekstin, por me aq sa po kuptojmë bëhet fjalë për një snimë joefikase edhe pse po synon që të kthejë vëmendjen te ky sektor.

Joefikase sepse të përcaktosh një tavan prej 20% për delokalizimin e këtyre shërbimeve nuk do të thotë vetëm të kthesh në atdhe vendet e punës, por edhe t’i subvencionosh ato që nuk kanë ikur akoma, pikërisht me 20%. Marrëveshja injoron aspekte të tjera më urgjente”

Sipërmarrjet “Protokolli nuk është i detyrueshëm, i drejtohet vetëm atyre kompanive që duan të ndjekin këtë nismë”, bën të ditur Paolo Sarzana, president i Assocontact, Shoqata Kombëtare e Contact Center (Confindustria digitale). “ Nuk janë parashikuar masa të sakta për mënyrën sesi duhet të dorëzohen këto shërbime dhe as detyrimet që sipërmarrjet duhet të përmbushin për të paguar kontributet e punonjësver, ose për të pasur një sistem certifikimi për cilësinë. Pa rregulla të qarta dhe të ngatërrueshme, nisma e ministrisë rrezikon që të transformohet në thjesht gjeneraliste. Natyrisht është një tentativë për të siguruar më shumë vende pune, por jo që të rregullojnë një shërbim që nuk paguhet si duhet. Dhe nuk është aspak e duhur që nga një marrëveshje të kalohet në një reformë të vërtetë, ku detyrohen të gjithë që të zbatojnë rregulla të forta”.

Protokolli Siç thuhet në draftin e Protokollit, kompanitë që përdorin këtë shërbim për të menaxhuar marrëdhëniet me klientët brenda gjashtë muajve nga nënshkrimi i dokumentit janë të detyruar që të :

– Të kërkohen te ofertat e furnizuesve me shërbime telefonike parametra të cilësisë: qartësi, thjeshtësi, korrektesë në informacion, një italishte e rregullt dhe një gjuhë e qartë dhe e kuptueshme ( për të huajt është e pamundur që të zotërohen certifikatat gjuhësore të nivelit C1 dhe Qce); përgjigje të duhuara brenda kohës të përcaktuara në kontrata dhe të pranueshme sipas termave të të dhanev personale edhe nëse shërbimi ofrohet nga jashtë; respektimi i fashave orare të diktuara nga ligji për kontratat telefonike.

– Të garantohet se 100% i aktivitetit të call center do të ofrohet nga territori italian dhe se të pakgtën 80% e volumit të aktivitetit outsourcing të vijë nga Italia, duke përjashtuar çdo mekanizëm të riadresimit të trafikut nëpërmjet qendrave të ndodhura jashtë vendit. – Të adoptohet kriteri i ofertës ekonomike më të avantazhuar për të ofrimin e shërbimeve ‘outsourcing’, duke vlerësuar aspektin teknik dhe cilësor. – Të përcaktohet kostoja mesatare e punë në bazë të ligjit nr. 50 të 2016, praminimumi kontraktual ose mbi bazën e marrëveshjeve kontraktuale; – Të zbatohen në kontratat ‘outsourcing’ klauzolën sociale, pra të sigurohet vazhdimi i punësimit në rast se call center humb kontratën dhe nuk është në gjendje të mbrojë vendet e punës.

Italianët që punojnë në call center janë rreth 80,000 . Shumë sipërmarrje e përdorin shërbimin call center jashtë sepse kanë kosto pune shumë herë më të ulët, duke ‘djegur’ kështu mundësitë që ofron tregu vendas ( rasti Almaviva). Vlerësohet se rreth 25,000 persona punojnë në Rumani, Shqipëri, Kroaci, Tunizi, Marok për Italinë e cila është e gatshme të heqë 80% të këtyre kontratave. /Monitor