Italia i thotë “lamtumirë” Europianit, me kampionët në fuqi që janë eliminuar nga Zvicra në fazën e 1/8-ave me rezultatin 2-0.

Sfida në Berlin nisi më mirë për zviceranët, të cilët dominuan pjesën e parë, teksa goli erdhi nga këmbët e Freuler në minutën e 37’ të takimit.

Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë për të besuarit e Yakin, të cilët gjetën dhe golin e dytë me anë të Vargas në minutën e 46’.

“Azzurrët” provuan disa herë për të rihapur sfidën, por tentativat e tyre ishin të dobëta në portën e Sommer.

Kështu Zvicra avancon në çerekfinale aty ku do të presë fituesin e çiftit Angli-Sllovaki, ndërsa Italia kështu duhet të dorëzojë “kurorën” dhe ta mbyllë këtu rrugëtimin në Europianin “Gjermani 2024”.