Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali ka shkuar mbi 80 mijë persona, ndërsa në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 507 pacientë.

Sipas raportit të fundit nga ministria e Shëndetësisë janë konfirmuar pozitiv me Covid 15 774 persona. Gjithashtu krahasuar me një javë më parë vihet re dhe një rritje e lehtë e shtrimit të pacientëve me koronavirus në spitale.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 2 319 036, mes të cilëve kanë humbur jetën 80,326 persona.