Italia e Veriut do të jetë në karantinë. Kryeministri i Italisë ka thënë se të paktën 16 milion njerëz tani do të jenë në karantinë në rajonin e Lombardisë dhe gjithashtu në 14 provinca deri në fillim të prillit.

Ky vendim i qeverisë u ndërmor për të përmirësuar situatën prej koronavirusit. Me këtë vendim do të mbyllen palestrat, pishinat, muzetë dhe vendpushimet e skive. Dasmat dhe funeralet nuk do të lejohen gjithashtu. Masat e reja, të cilat gjithashtu vlejnë për qendrën financiare Milano dhe qytetin turistik Venecia do të zgjasin deri më 3 prill.

Në luftë me koronavirusin, Italia shënoi një numër të lartë viktimash dhe të prekurish gjatë ditës së sotme, ku janë konfirmuar 233 viktima dhe mbi 5 mijë të infektuar.

Nga statistikat e publikuara nga kreu i Mbrojtjes Civile, Borrell, 597 pacientë janë janë në terapi intensive teksa 2 mijë e 651 janë me simptoma në spital dhe 1 mijë e 843 janë vetëizoluar në shtëpi.

Si masa shtesë kundë koronavirusit, qeveria italiane ka pezulluar në mënyrë absolute lëvizjet hyrëse dhe dalëse, me rajonin e Lombardisë dhe 14 provinca të tjera si Emilia Romagna, Piemonte, Veneto apo Venecia, nga 8 marsi deri më 3 prill, raporton Ansa.