Brazil, 24 qershor 2014 – Italia përgatitet të luajë ndeshjen më të rëndësishme të fazës së grupeve, takim ky që zhvillohet sot nga ora 18:00 kundër Uruguajit, e që do të vendosë se cila nga këto dy skuadra do të kalojë në fazën tjetër të garave në Botërorin Brazili 2014.
Italia e Prandellit mund të mjaftohet vetëm me një barazim në këtë 90 minutësh. Nisur nga disfata e ndeshjes së fundit me Kosta Riken, Prandelli po përgatitet të bëjë ndryshime në skuadër gjë e cila kondicionohet nga mungesa e mundshme e De Rossit dhe rikthimi i de Sciglios.
Italia mund të luajë me formacionin 3 -5-2 ku në mbrotje do të jetë treshja e Juiventusit, Barzagli, Bonucci dhe Chiellini. Nga krahët do të jenë De Sciglio e Darman në një mesfushë që do të kompletohet nga Verrati, Pirlo dhe Marchisio. Në sulm mund të luajnë për herë të parë Balotelli dhe Imobile. Nderkohe tek Uruguaji mungesa me e rëndësishme pritet të jetë ajo e kapitenit Lugano në qendër të mbrojtjes.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





