Senati ka votuar qeverinë italiane me 171 pro, 117 kundër. Përpara votëbesimit në Senat, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka shpalosur programin e tij përpara ligjvënësve duke e vene theksin tek reformimi i ekonomisë dhe tek kontrolli i emigracionit.
Lideri i koalicionit që përbëhet nga Lëvizja Pesë Yjet dhe Lidhja u shpreh se Roma zyrtare do të vijojë t’i qëndrojë besnike parimeve eutoatlantike, duke mbetur e angazhuar në struktura si NATO dhe BE-ja, por do të fokusohet gjithashtu edhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve italianë.
Gjithsesi, ashtu sikurse pritej, qeveria e re mund të ketë një qasje më të afërt me Rusinë.
Ketë e bëri të qartë edhe Conte kur u shpreh se kabineti i drejtuar prej tij do të mbështesë hapjen në raport me Kremlinin.
Sa i përket ekonomisë, ekspertët presin një qasje disi më spektike kundrejt direktivave të Bashkimit Europian.
Gjithashtu, Conte konfirmoi se Italia do të fillojë të aplikojë taksën e sheshte më dy fasha, një lëvizje që sipas populistëve do të forcojë biznesin dhe rrjedhimisht gjëndjen ekonomike.