Autoritetet italiane mund të përdorin dronë për të monitoruar lëvizjen e qytetarëve që koronavirusi të mos përhapet më shumë.

Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil (ENAC) autorizoi përdorimin e dronëve për të monitoruar lëvizjet në zonat komunale për të siguruar kontrollin e urgjencës epidemiologjike, tha ENAC të hënën e 23 marsit në një letër të botuar në faqen e saj zyrtare.

Letra u dërgua nga ENAC ministrive italiane të Brendshme, Transportit dhe Drejtësisë, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore, kompani që administron trafikun ajror civil në Itali (ENAV), Shoqatën Kombëtare të Komunave Italiane dhe postet e Policisë Lokale.