Bursa e Milanos mbyllet me një rekord negative prej -16.9%.
“Koronavirusi është një shok ekonomik”.- thonë specialistët e bursës.
E enjtja ka qenë dita më e keqe në historinë e viteve të fundit për të gjitha bursat evropiane, të tronditura nga emergjenca koronavirus.
Nga ana tjetër, kryepeshkopi i Milanos është ngjitur në majë të katedrales dhe i ka drejtuar një lutje të veçantë Madoninës, simbolit të qytetit.
Kryepeshkopi Mario Delpini u ngjit privatisht në taracën e katedrales për t’iu lutur Madoninës për të gjithë banorët e Milanos, për të gjithë të sëmurët dhe personelin shëndetësor që po punon për kurimin e tyre.
“Jepi qetësi atyre që vuajnë në spitalet tona dhe në shtëpitë tona, jepu forcë bijve të tu që janë duke u angazhuar me kurimin e të sëmurëve”, -ishin disa nga lutjet që kryepeshkopi Delpini i drejtoi Madoninës.





