Vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme numrat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin fqinjë, Itali.
Mediet italiane raportojnë se janë 33190 të sëmurë nga koronavirusi në Itali, 4.480 më shumë sesa të mërkurën, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 3405 persona, 427 më shumë se një ditë më parë. Lombardia mbetet rajoni më i goditur nga koronavirusi.
Mësohet se 4440 persona janë shëruar nga koronavirusi në Itali, 415 më shumë sesa të mërkurën. Ndërkohë në total që nga dita e parë e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 41.035.
Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile.





