Situata nga zjarret në Itali vazhdon të jetë e rëndë edhe pse disa prej vatrave janë vënë nën kontroll.
Gjysma e gjelbërimit është e ngjyrosur me të zezë, Pineta Dannunziana, mushkëria e gjelbër e Pescara, është shkatërruar nga zjarri që preku të gjithë zonën jugore të qytetit.
Ndërsa qindra hektarë janë ende nën tym në Sicili dhe në parkun Madonie.
Pas Sardenjës dhe Sicilisë, Pescara u rrethua nga zjarret, të cilët arritën deri në shtëpitë e banorëve.
“Ne pamë një tym të zi të lartë që ngrihej brenda pak minutash “-thonë disa notarë dhe ne ikëm në kohën e duhur. Palmat dhe cadrat morën flakë. Ferr”– rrëfejnë banorët.
Thesaret si Pineta Dannunziana dhe bregdeti i Trabocchi janë shndërruar në hi me dëme të pallogaritshme.
I gjithë rajoni Abruzzo është mobilizuar për emergjencën teksa flakët u ndezën praktikisht në tre të katërtat e Italisë.





