Nuk ndalen më rastet e COVID-19 në Itali. Sipas autoriteteve shëndetësore sot 1210 persona janë diagnostikuar me COVID-19, duke e çuar në 259, 345 bilancin total.
Viktimat në 24 orët e fundit janë 7, ndërkohë që 69 persona janë në terapi intensive.
Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 239 raste, por shqetëson edhe rritja në zonën e kryeqytetit italian, Romës, ku janë regjistruar 184 raste të reja.
Sipas autoriteteve, rreth 60% të rasteve vijnë nga persona që ndodheshin me pushime, veçanërisht në Sardenja, ku në fakt edhe sot regjistrohen 84 raste të reja.