Cinquestelle festojnë, e djathta e qendrës vetëshpallet fituese, Partia Demokratike përgatitet për opozitë. Qëllime dhe interpretime pas një nate të gjatë elektorale; po tani, çfarë do të ndodhë? Numrat e thonë qartë që një qeveri nuk ka. Asnjë prej forcave politike në terren nuk ka arritur 40 përqindëshin, që konsiderohet pragu për një shumicë absolute në dhomat e parlamentit.

Dhoma e ulët

Pragu për shumicën absolute është 316 vende. Sipas projeksioneve të mëngjesit të sotëm, Lëvizja 5 Stelle, partia e parë, ka 235 vende. Pra, Di Maios i mungojnë 81 vende për të qeverisur. I mungojnë 64 qendrës së djathtë, që duke mbledhur forcat arrin në kuotën 252 vende. Edhe në këtë rast, për të qeverisur do i duhej një ndihmë nga formacionet e tjera politike. Shumë larg objektivit është qendra e majtë, që me krizën e PD ndalet në kuotën 115 vende: -201 nga shumica.

Senati

Në Palazzo Madama, pragu i nevojshëm është 158 vende. A e arrin ndokush? Absolutisht jo. Lëvizja  Stelle ndalet në kuotën 114 vende, 44 më pak. 134 ka qendra e djathtë, që duhet të gjejë edhe 24 për të patur një mbështetje të qeverisë në Senat. PD dhe qendra e majtë janë ndalur në 51 vende, më pak se një e treta e atyre që u nevojiten.

Hapat e parë?

Cilët janë hapat e ardhshëm? Mbi të gjitha duhet të nxitojnë me formalitetet. Mes 8 dhe 9 marsit, të sapozgjedhurit duhet të regjistrohen në Parlament. Do të bëhen fotografi, do të përpilohen module, në pritje që të marrin teserën e deputetit.

Seanca e parë

Seanca e parë e të dy dhomave do të jetë në 23 mars. Dita e parë parashikon, si gjithmonë, zgjedhjen e presidentëve të Dhomës dhe Senatit. Dy ditë më pas, në 25 mars, është afati i fundit i deputetëve që të komunikojnë grupin që i përkasin.

Konsultimet

Dhe në fund të muajit hyhet në përpjekjet për krijimin e një qeverie (për momentin inekzistente). Sepse pas më shumë se tre javësh janë parahsikuar konsultimet në Quirinale. Takimi klasik institucional me të cilin presidenti i Republikës i hap rrugën lindjes së ekzekutivit të ri.

Ç’mund të bëjë Mattarella?

Sergio Mattarella, çfarë mund të bëjë? Duke parë numrat në të dy dhomat e Parlamentit, nuk do të jetë e kollajtë detyra e kreut të shtetit. Mund t’i japë një detyrë eksplorative, apo të plotë presidentit të ekzekutivit. Nëse i ngarkuari ia el, më pas mund të paraqesë listën e ministrave.

Aleancat e mundshme

Para se të nisë të qeverisë, Presidenti i ri duhet të bëjë të betohet ekzekutivi i tij dhe të marrë votëbesimin nga dhomat. Por, problemi është se “skenarët” klasikë që hapen një minutë pas mbylljes së kutive të votimit për momentin parashikojnë një qeveri tëmundshme në letër, por jo shumë të realizueshme politikisht. Sipa shifrave, mund të jetë e mundshme një qeveri 5 Stelle-PD, por rruga është shumë pak e praktikueshme, në mos e pamundur. Dhe në teori do të ishte e mjaftueshme për të qeverisur edhe me një aleancë mes forcave politike që janë më antisistem: MI5 dhe Lega, fitues të vërtetë të së dielës, i kanë shifrat për një qeveri absolute. Por janë vetë eksponentët e qendrës së djathtë, sidomos Forza Italia, që nuk besojnë në marrëveshjet mes Salvinit dhe Di Maios. Kështu nis e flitet për një qeveri bashkimi kombëtar, një qeverime të gjitha forcat në Parlament. Po a jemi të sigurt që do të ishte një rrugë që kalohet? / Corriere della Sera – Bota.al