Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka bërë gjatë pasdites së sotme një njoftim të rëndësishëm për mediat.
Me anë të një note zyrtare të shpërndarë për mediat, Salvini ka lajmëruar se Italia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. Sipas ministrit të Brendshëm italian, tashmë maxhoranca nuk ekziston më dhe zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e parakohshme.
Salvini theksoi se italianëve u duhet një siguri dhe një qeveri që të marrë vendime të guximshme. Ai shtoi se është e kotë që të vazhdojë të ecë së bashku me aleatët e koalicionit mes grindjeve dhe përgjigjeve negative të këtyre javëve të fundit dhe se tashmë fjalën e kanë votuesit.





