Më 24 gusht Italia do të aplikojë për here të parë vaksinën anti- COVID te 3 pacientë të prekur. Mediet italiane raportojnë se testet do të fillojnë në Spallanzani në Romë dhe në qendra të tjera. Kështu edhe Italia hyn në një nga vendet kandidate për vaksinën kundër koronavirusit.

Mësohet se vaksina ka një financim fillestar prej 8 milion eurosh, 5 mln të siguruar nga qarku Lazio dhe 3 mln nga Ministria e Kërkimit Shkencor përmes Këshillit Kombëtar të Kërkimit.

“Dozat e para të vaksinës të bëra në Itali kanë mbërritur në Institutin Spallanzani dhe nga 24 gusht ne jemi gati për eksperimentim njerëzor”– njofton këshilltari për shëndetin e Rajonit Lazio Alessio D’Amato dhe presidenti Nicola Zingaretti.

Institutit kërkimor thotë se vaksina GRAd-COV2,  e krijuar dhe e prodhuar nga kompania italiane e bioteknologjisë ‘ReiThera’, përdor teknologjinë e “vektorit viral ” që nuk është në gjendje të prodhojë infeksion te njerëzit.