Italia redukton regjimin e karantinimit nga 14 ditë në 10 ditë si dhe eliminon rregullin e 2 tamponëve me rezultat negativ për të dalë nga karantinimi.

Prej ditës së hënë do të mjaftojë një tampon i vetëm me rezultat negativ për të dalë nga regjimi i izolimit.

Mbrëmjen e djeshme në Romë u mbajt mbledhja urgjente e Komitetit Tekniko-Shkencor, ngritur pranë qeverisë Conte mbi pandeminë, me pjesëmarrjen e ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza.

Komiteti tekniko-shkencor vendosi reduktimin e kohës së karantinimit nga 14 ditë në 10 ditë për persona pozitiv Covid 19, me simptoma apo pa simptoma. Në përfundim të kësaj periudhe ata duhet të kryejnë vetëm një tampon që të vërtetojnë negativitetin për të dalë nga karantimi.

Po 10 ditë është vendosur koha e izolimit me besim për të afërmit e tyre që per momentin nuk kanë rezultuar të infektuar.

Do të duhen 21 ditë izolim për personat që  tamponi i kryer pas 10 ditësh karantinim është ende pozitiv.