Në Itali janë regjistruar 5.621 persona të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.
Nga ana tjetër, sipas autoriteteve 62 persona nuk e kanë fituar betejën me virusin, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 129.828 persona.
Sa i përket të shëruarve ato janë 6.984, ndërsa norma e pozitivitetit është 2%.
Në të gjitha spitalet e Italisë janë aktualisht të shtruar 4.164 qytetarë, 548 nga të cilët ndodhen në repartet e kujdesit intensiv.





