Italia ka regjistruar 521 pacientë, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 20,519 viktima.

Sipas autoriteteve shëndetësore bëhet me dije se 14, 078 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit, teksa aktualisht në Itali janë pozitivë 516,568 raste.

Ndërkaq, Lombardia vijon të mbetet rajoni me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus, e ndjekur nga Emilia dhe Romagna me 1,320, Lazio me 1.303, Puglia me 1,275 , Siçilia me 1,230 dhe Campania 1,215 raste.