Sipas të dhënave të shpërndara nga autoritetet shëndetësore italiane në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 550 viktima dhe 40 902 të infektuar.

Numri i të infektuarve me Covid-19 deri më sot në Itali ka arritur në 1 107 303 dhe i viktimave në 44 139. Në rritje është dhe numri i pacientëve të shëruar. Dita e sotme ka regjistruar 11 480 pacientë të shëruar më shumë duke e çuar numrin total të tyre në 399 238.

Në strukturat spitalore janë shtruar 1041 pacientë më shumë, se një ditë më parë e 60 prej tyre në repartet e terapisë intesive. Aktualisht në Itali në kurim spitalor janë 30914 pacientë e 3230 në reparte të terapisë intesive.