Italia ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve ditore nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orë janë regjistruar 7221 raste të reja me COVID-19 në krahasim me 7,548 raste ditën e djeshme.

Po ashtu janë regjistruar 43 vdekje me një numër total që nga fillimi i pandemisë 128.957 viktima.

Sipas autoriteteve shëndetësore, shtrimet në spitale janë  në rritje ku Sicilia ka shifrën më të lartë.