Italia raportoi një tjetër rekord rastesh të reja me koronavirus brenda një dite që nga nisja e pandemisë në muajin mars.
Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se nga 215 mijë testime të kryera, 31.084 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me virusin vdekjeprurës, ndërsa viktimat janë 199.
Rajoni më i goditur vijon të jetë Lombardia, ndërkohë që lajmi tjetër i keq është rritja e numrit të të shtruarve në terapitë intensive.