Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza njoftoi sot qeveria do të rihapë muzetë në zonat e vendit më pak të prekura nga Covid-19, si dhe të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 30 prill.
“Muzetë, vende simbolike të kulturës së vendit do të rihapen në zonat e verdha”, deklaroi ministri para deputetëve duke ilustruar masat e reja të luftës kundër pandemisë që ka shkaktuar rreth 80 000 të vdekur në Itali.
Këto masa do të hyjnë në fuqi duke nisur nga 16 janari. Njëzet rajone të Italisë janë aktualisht të ndara në tre tipe zonash, të verdha, portokalli dhe të kuqe, në funksion të gravitetit të situatës epidemiologjike lokale dhe çdo javë situata është rishikuar nga një komitet shkencor.
Speranza njoftoi gjithashtu vullnetin e qeverisë për të zgjatur deri më 30 prill gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë.