Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median austriake profil.at
Kreu i qeverisë foli për çështjen e refugjatëve si edhe akuzat ndaj vëlliat të ministrit Fatmir Xhafaj.
Rama ceku çështjen e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së, si një problem i ngritur nga vendet skeptike dhe ka thënë se Shqipëria është gati t’i kthejë të gjithë shqiptarët në atdhe nëse BE e vendos si kusht për hapjen e negociatave.
Media austriake: Në fund të qershorit, Këshilli Europian në Bruksel do të vendosë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë
Rama: Nëse vonesa e hapjes së negociatave për Shqipërinë, do ta ndihmonte BE të frenonte rritjen e populizmit në Bashkimin Europian, unë jam gati. I kemi bërë të gjitha çfarë na ka kërkuar BE. Ne e ndryshuam kushtetutën në kompromis me opozitën, e cila nuk pajtohet me pothuajse asnjë çështje.
Media austriake: Franca, Hollanda dhe Danimarka kanë rezerva për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Rama: Ne jemi gjithashtu të gatshëm t’i kthejmë bashkatdhetarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE. Por besimi i shqiptarëve në BE dhe gjendja e mirë këtu do të dëmtohen. Nëse numri i refugjatëve rritet, ne presim ndihmë nga BE.
Media austriake: Kancelari austriak Sebastian Kurz thotë se ekziston një rrugë e re kalimi në Ballkan për refugjatët nga Shqipëria dhe Bosnja.
Rama: Ne kemi të regjistruar rreth 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani që nga fillimi i vitit. Ka rritje, por ende është një numër i vogël. Ne nuk duam të ndërtojmë barriera kufitare. Nëse rritet numri i refugjatëve, ne do presim ndihmë nga BE.
Media austriake: Ka akuza kundër ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, se ai ka mbrojtur të vëllain e tij, të dënuar për trafik droge.
Rama:Italia nuk ka kërkuar kurrë ekstradimin e tij.
Media austriake: E ndaluat dot ju kultivimin në shkallë të gjerë të kanabisit në Shqipëri gjatë vitit 2016?
Rama: Ne e luftuam në mënyrë efektive. Por kush flet për problemet e drogës në Holandë apo në Francë? Gjithmonë të akuzuar jemi ne shqiptarët.





