Italia shënon sot bilancin e saj më të ulët që nga 28 shkurti, me 6 viktima dhe 126 raste të reja me COVID-19. Bilanci shënon ulje të konsiderueshme edhe me ditën e djeshme, ku viktimat ishin 22.
Lajm i mirë edhe nga Lombardia, që regjistron vetem një viktimë në 24 orët e fundit. Të shtruarit në terapi intensive mbeten 96, ndërkohë që 305 janë shëruar.





