Moti i keq ka përfshirë të gjithë Europën, ku në disa shtete situata është alarmante. Në Itali, në provincën provincën e Cesena-s lumi Savio ka dalë nga shtrati duke përmbytur të mbjellat në fshatrat përreth.

Situata mbetet kritike edhe në rrethinat e Modenas, ku dy lumenj të tjerë rrezikojnë të dalin nga shtrati.

Në jug të vendit 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq, ndërsa ekipet e emergjencave kanë nisur kërkimet për persona të bllokuar në banesa.

Dhjetëra fluturime janë pezulluar, ndërkohë që probleme ka pasur edhe në porte.