Ambasada italiane në Tiranë ka njoftuar se rregullat aktuale për të udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë që u vendosën në muajin tetor do të mbeten në fuqi deri më datë 31 janar.
Rregullat që janë në fuqi parashikojnë se personave që u nevojitet të udhëtojnë drejt Italisë për nevoja pune, urgjence, motive shëndetësore, motive studimi, apo kthim në vendbanim u duhet të plotësojnë këto kushte:
-detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;
-detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;
-detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;
-detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian.
Njoftimi i plotë i ambasadës italiane:
SIPAS URDHËRESËS SË MINISTRISË ITALIANE TË SHËNDETËSISË, DATË 14 DHJETOR 2021, RREGULLAT PËR TË UDHËTUAR NGA SHQIPËRIA NË ITALI NUK KANË NDRYSHUAR. ATO SHTYHEN DERI ME 31 JANAR 2022.
Rregullat në fuqi:
Informojmë se në përputhje me Urdhrin e Ministrit italian të Shëndetësisë të datës 22 tetor 2021, kushtet e hyrjes së të huajve në Itali kanë ndryshuar.
Duke filluar nga nesër, datë 26 tetor 2021 deri më 31 janar 2022, shtetasit shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Itali, u mundësohet hyrja nëse gëzojnë statusin e rezidencës.
Qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për:
– nevoja pune;
– rrethana urgjence;
– motive shëndetësore;
– motive studimi;
– kthim në venbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.
Udhëtari duhet të zbatojë:
detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;
detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;
detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;
detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian ( https://www.euplf.eu/it/eudplf-it/index.html).