Situata e krijuar së fundmi nga Covid ka bërë që Italia të shtërngojë masat anticovid në hyrjet kufitare. Personat që hyjnë nga një vend anëtar i BE, bëhet i detyrueshëm tamponi negativ.

Ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 4 ditore dhe tamponi negativ.

Masa që do hyjnë në fuqi nga 16 dhjetori deri me 31 janar 2022.

Ndërsa për vendet ekstra komunitare ku përfshihet edhe Shqipëria urdhri shtyhet deri më 31 janar 2022.

Më 25 tetor Italia vendosi që hyrja nga Shqipëria në Itali dhe i personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të lejohej vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute, apo rikthim në banesën e rezidencës.

Ora shkruan se nga ministria italiane e Shëndetësisë, është bërë me dije se Shqipëria doli nga lista e vendeve D, të Ministrisë duke u renditur në zonën e kuqe të nivelit E.

Vendimi hyri në fuqi më 26 tetor dhe ishte parashikuar të zgjaste deri më 15 dhjetor 2021.