Drejtor i departamentit të marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka deklaruar sot se Italia mbërriti sot dosja e dytë me 380 faqe të tjera me prova për dosjen Tahiri-Habilaj.

Mes të tjerash ai ka publikuar edhe një tekst që sipas tij thuhet se është mesazhi që i ka dërguar kryeministrit Rama një ambasade e rëndesishme.

“Mesazh i oreve te vona e nje ambasade te rendesishme drejtuar Kryeministrit: “Ne besojmë se kryeministri do ta mbajë premtimin që na ka dhënë prej kohësh dhe nuk do ta pengojë drejtësinë, në të kundërt ai do të gjendet përpara të papriturave të pakëndshme”.