Prokuroria e Katanias i ka sjellë Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare fashikuj të tjerë me përgjime për dosjen “Habilaj”.
Burime zyrtare nga organi i akuzes bëjnë të ditur se pasditen e sotme në Prokurorinë e Përgjithsme ka ardhur letërporosia me më shumë se 300 faqe.
Megjithatë burimet thonë se ende nuk dihet se çfarë ka brenda kjo dosje.
Nëse dosja do të ketë përgjime që implikojnë ish-ministrin Tahiri, nuk përjashtohet mundësia që ato të përdoren në mbledhjen e nesërme të këshillit të rregullores dhe mandateve.





