Në 24 orët e fundit, në Itali janë shënuar 570 viktima nga koronavirusi. Numri total i viktimave ka arritur në 18.849. 

Numri i personave të infektuar qe nga nisja e pandemisë deri më sot është 147.577 dhe janë regjistruar 3951 raste më shumë se një ditë më parë.

Numri i pacientëve të shëruar është 30.455 me 1.985 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, bëhet e ditur nga Mbrojtja Civile në Itali.

Nderkohe numri i te semureve nga koronavirusi eshte 98.273.